VIDEO/ Luani irakian i bashkohet protestave antiqeveritare

VIDEO/ Luani irakian i bashkohet protestave antiqeveritare

23:08, 21/11/2019
A+ Aa A-

Për ti rezistuar forcave të sigurisë që kanë shtypur protestat antiqeveritare, një i ri irakian ka gjetur një mënyrë interesante.

Forcat e sigurimit do të përdorin qen për të mbajtur protestuesit, por irakiani pa emër mori kafshën më të frikshme dhe me të po shëtiste rrugët e vendlindjes së tij, në provincën Babel të Irakut, në jug të Bagdadit

I riu po ecte me luanin e tij, të mbuluar me flamurin e Irakut.

Protestat kundër qeverisë së Irakut, filluan në 1 tetor në përgjigje të korrupsionit të shfrenuar, niveleve të larta të varfërisë dhe papunësisë së të rinjve, shërbimeve të dobëta publike dhe sektarizmit.

Protestat janë përshkruar si kërcënimi më i madh për qeverinë e Irakut që nga humbja e grupit ekstremist të Shtetit Islamik në Irak në 2017-ën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco