Ndalohen 16 persona në kontenierin e tragetit suedez, ishin nisur nga Franca për në Irlandë

Ndalohen 16 persona në kontenierin e tragetit suedez, ishin nisur nga Franca për në Irlandë

19:19, 21/11/2019
A+ Aa A-

Një zëdhënës i operatorit të linjës suedeze të trageteve Stena, njoftoi se janë gjetur 16 persona të mbyllur në rimorkion e një trageti pasagjerësh, që udhëtonte nga Franca për në Irlandë, të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai tha se janë njoftuar autoritetet e emigracionit, por pa dhënë hollësi të mëtejshme, raporton VOA.

Grupi i personave u zbulua gjatë një kontrolli rutinë në bordin në një trageti që ishte nisur nga porti francez i Cherbourg-ut për në Rosslare të Irlandës.

Më 23 tetor, 39 persona, të cilët besohet se ishin të gjithë emigrantë vietnamezë u gjetën në pjesën e pasme të një kamioni frigoriferik në afërsi të Londrës.

Lidhur me këtë ngjarje autoritetet kanë ngritur akuza ndaj dy personave në Britani dhe tetë të tjerëve në Vietnam.

Të martën autoritetet holandeze gjetën 25 emigrantë në një traget mallrash menjeherë pas largimit nga porti në drejtim të Britanisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco