Protestat e Hong Kongut drejt fundit, shumë protestues po u dorëzohen autoriteteve

Protestat e Hong Kongut drejt fundit, shumë protestues po u dorëzohen autoriteteve

18:35, 21/11/2019
A+ Aa A-

Mosmarrëveshja midis protestuesve anti-qeverisë dhe policisë brenda Universitetit Politeknik të Hong Kong, po duket sikur po i afrohet fundit, pasi të enjten, më shumë se 20 protestues lanë pozicionet e tyre, për t'iu dorëzuar autoriteteve.

Dhjetë prej protestuesve, dolën së bashku dhe u shoqëruan në një postë policie jashtë kampusit, ndërsa tre dolën me dollapë dhe katër me karrige me rrota. Pesë studentë të tjerë, që besohet të jenë të mitur, dolën me prindërit e tyre dhe u lejuan të largoheshin pasi policia mori të dhënat e tyre, raporton FoxNews.

Akoma është e paqartë se sa protestues kanë mbetur pas. Një grup shumë i madh protestuesish pushtuan kampusin, pasi luftuan policinë gjatë fundjavës me bomba benzine, harqe dhe shigjeta.

Rreth 1.000 protestues ose janë dorëzuar ose janë ndaluar nga policia ndërsa përpiqeshin të iknin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco