Infrastruktura 5G në SHBA, Trump kërkon ndihmën e Apple në zhvillimin e saj

Infrastruktura 5G në SHBA, Trump kërkon ndihmën e Apple në zhvillimin e saj

17:20, 21/11/2019
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald Trump, tha të enjten se ai i kishte kërkuar ndihmë Apple Inc (AAPL.O) Kryeshefit Ekzekutiv Tim Cook, në zhvillimin e infrastrukturës telekomunikuese për rrjetin 5G në Shtetet e Bashkuara.

"Ata i kanë të gjitha, Paratë, Teknologjin, Vizioni & Cook!" postoi në Twitter Trump, pa e sqaruar se si pret që krijuesi i iPhone të kontribuojë në zhvillimin e infrastrukturës telekomunikuese për rrjetin 5G, raporton Reuters.

Sipas informacioneve, Apple nuk dihet se ka bërë investime në infrastrukturën e rrjetit 5G deri më tani dhe nuk ka nxjerrë ende një pajisje 5G.

Kompania nuk u përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Trump u takua me Cook të mërkurën, gjatë vizitës së tij në kampusin e ardhshëm të Apple në Teksas, si shenjë e fundit e një marrëdhënie të ngushtë midis dy prej burrave më të fuqishëm të Amerikës.

Kjo nuk është hera e parë që Trump ka përdorur llogarinë e tij në Twitter për t’iu drejtuar Cook.

Në një nga tweet-et e tij të fundit, Trump, i cili përdor një iPhone të miratuar nga qeveria, vajtoi humbjen e butonit ‘Home’ në disa modele të iPhone sepse i detyroi përdoruesit të rrëshqitnin lart, në vend që të shtypnin një buton për të zhbllokuar telefonin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco