SHBA përgatitet t’i dërgojë azilkërkuesit në Guatemalë

SHBA përgatitet t’i dërgojë azilkërkuesit në Guatemalë

09:00, 21/11/2019
A+ Aa A-

Uashington – Administrata e Trumpit ka filluar përpjekjet për të dërguar disa azilkërkues të hasur në kufirin Meksikë-SHBA, në Guatemalë, një lëvizje kjo që synon të transformojë sistemin amerikan të azilit, sipas tre zyrtarëve të informuar për këtë iniciativë, njoftoi Reuters.

Programi fillimisht do të ap;ikohet në kufirin amerikan në El Paso, Teksas. Faza e parë do të synojë të rriturit nga Hondurasi dhe El Salvadori dhe synimi është që t’i procedojë ata brenda 72 orëve, sipas tre zyrtarëve dhe shënimeve të marra nga një prej zyrtarëve gjatë një trainimi të oficerëve  në Shërbimin e Emigracionit USCIS.

Autoritete federale të emigracionit intervistuan një emigrant gjatë procesit të ri të martën dhe dy të tjerë të mërkurën, thanë zyrtarët. Zyrtarët nuk e dinin kur do të bëhej fluturimi i parë për në Guatemalë.

Sipas Chad Wolf, Sekretari për Sigurinë e Brendshme, që mbikqyr USCIS dhe u foli gazetarëve në El Paso, marrëveshja me Guatemalën do të zbatohej shumë shpejt.

Wolf tha se Guatemala po ngrinte qendra pritjeje për të regjistruar emigrantët dhe që dy shtete ishin duke punuar për përfundimin e planit.

Zyrtarët e azilit ishin udhëzuar që të mos i pyesnin emigrantët nëse kishin frikë të dërgoheshin në Guatemalë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco