Vdes në sallën e operacionit 29 vjeçarja, po bente ndërhyrje për të zmadhuar të pasmet

Vdes në sallën e operacionit 29 vjeçarja, po bente ndërhyrje për të zmadhuar të pasmet

08:33, 21/11/2019
A+ Aa A-

Janë zbuluar detaje të reja nga rasti 29-vjeçares që ndërroi jetë pasi zmadhoi të pasmet për 8.400 dollarë.

Në seancën gjyqësore të mbajtur sot, u tha se kirurgu e kishte njoftuar që procedura ishte një “lojë me hamendje”.

Leah Cambridge, nënë e tre fëmijëve, vdiq nga mpiksja e gjakut më 27 gusht të këtij viti. Ajo kishte udhëtuar nga Britania për në Turqi që të bënte ndërhyrjen pasi ishte fiksuar nga fotografitë në Instagram.

Procedura përfshinte heqjen e dhjamit nga beli dhe injektimin në të pasme.

Por ajo pësoi një ndërlikim fatal kur dhjami u injekta aksidentalisht në një venë dhe bëri që ajo të ketë tre sulme në zemër në tryezën e operacionit.

Partneri i Leah, Scott Franks tha në Gjykatë se fjalët e kirurgut ishin: “Kjo është një lojë me hamendje, asnjëherë nuk dihet si shkon. Është çështje për jetë a vdekje, kurdo që do e bësh atë”.

Më pas tregoi se foli me mjekun në hotelin ku po qëndronte dhe ai nuk i kërkoi falje për atë që ndodhi, por u përpoq të shpjegojë ndërlikimet që ndodhën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco