FOTO/ Gruaja shtatzënë kafshohet për vdekje nga qentë e gjahut, po shëtiste qentë e saj në kohën e sulmit

FOTO/ Gruaja shtatzënë kafshohet për vdekje nga qentë e gjahut, po shëtiste qentë e saj në kohën e sulmit

22:42, 20/11/2019
A+ Aa A-

Një grua shtatzënë u vra nga kafshimet e disa qenësh gjahu në një pyll në Francës, ndërsa gjuetia po ndodhte aty pranë, thanë hetuesit.

Trupi i gruas 29-vjeçare, e cila po shëtiste qenët e saj në kohën e sulmit, u gjet të shtunën në pyllin e Retz jashtë fshatit verilindor të Saint-Pierre Aigle, raporton CNN.

Autopsia zbuloi se gruaja kishte vdekur nga "gjakderdhja nga disa kafshime qensh në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme, si dhe te koka", tha prokurori Frederic Trinh në një deklaratë të mërkurën.

Një hetim u hap për ‘vrasje të pavullnetshme’ nga sulmi i qenve të gjahut, tha prokurori.

Partneri i gruas tha që ajo kishte shkuar për shëtitje me qenin e saj dhe më vonë e kishte thirrur në tel për praninë e qenve kërcënues, tha Trinh.

Bashkëshorti i shqetësuar ishte nisur drejt pyllit, por ai gjeti trupin e partneres së tij, të zhveshur dhe ishte kafshuar në të gjithë trupin e saj.

Policia ka bërë të ditur se mostrat e 93 qenve janë marrë nën hetim, për t’i krahasuar me ato të marra nga Pilarski.

Testet më pas do përcaktojnë se cilat kafshë ishin përgjegjëse për sulmin e ndodhur. Në mes të qenve të testuar ishin edhe 5 qentë e saj. 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco