Afera seksuale me minorenen ‘merr në qafë’ princin anglez

Afera seksuale me minorenen ‘merr në qafë’ princin anglez

19:55, 20/11/2019
A+ Aa A-

Princi Andrews në Angli jep dorëheqjen nga të gjitha detyrat e tij mbretërore pas një skandali seksual.

Djali i Mbretëreshës, Duka i York-ut, ishte akuzuar nga mediat se ka marrë pjesë në festat seksuale të milionerit amerikan Jeffrey Epstein. Një nga vajzat minorene në këto festa akuzoi se është detyruar të bëjë seks me princin disa herë.

Por Andrew mohoi gjithçka në një intervistë televizive, që u cilësua gjerësisht si një katastrofë.

Pas intervistës, mediat e shënjestruan akoma më shumë atë. Kështu, Andrew mohoi fjalët e vajzës se ai kishte djersitur mbi trupin e saj, duke thënë se vuan nga një sëmundje, e cila bën që të mos djersijë. Por mediat publikuan foto duke festuar sërish me vajza të reja, plotësisht i djersitur.

Princi tha se kishte qenë me vajzën e tij duke ngrënë pica, në kohën kur pretendohet se ka shkuar me vajzën minorene. Megjithatë agjenda e tij lë disa hapësira bosh që nuk janë të dokumentuara.

Në fund, mediat nisën të ngrenë pikëpyetje se si e justifikon stilin e shfrenuar luksoz të jetës princi anglez.

Pas këtij presioni mediatik, princi tha se jep dorëheqje dhe është gati të ndihmojë çdo hetim për skandalin e Jeffrey Epstein.

Ky i fundit u vetëvar në një qeli në SHBA, teksa po priste dënimin. Ai rrezikonte deri në 45 vite burg.

Epstein, dikur mësues matematike, nisi një biznes të pasurive të patundshme me klientë shumë të pasur. Ai u ofronte atyre edhe festa të çmendura seksuale në një ishull privat. Pjesëmarrëset ishin kryesisht minorene.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari23/11/2019 21:19

Hajde o princ ne Shqiperi, mos rri me ne Britani!!! Aty ke per ta ngrene sepse drejtesia Britanike nuk te fal, nuk pyet se kush je dhe i kujt je. Ne Shqiperi nuk u prek me dore fare Rexhep Rrahja, i biri i nje palo deputeti gjysmak, gjytyrym por kriminel dhe Rilindas. Rexhepi i Rilindjes, i beri cfare i deshi bytha goces se popullit te thjeshte, e perdhunoi, e dhunoi, e rrahu dhe e degjeneroi, por drejtesia e Rilindjes jo vetem qe nuk e denoi perdhunuesin por denoi viktimen!

Shto koment

Denonco