Gjermania dhe Franca konkurojnë për udhëheqje brenda NATO-s, shpalosin idetë në takimin ministror

Gjermania dhe Franca konkurojnë për udhëheqje brenda NATO-s, shpalosin idetë në takimin ministror

19:12, 20/11/2019
A+ Aa A-

Franca dhe Gjermania u përpoqën të kërkonin udhëheqjen evropiane brenda NATO-s, të mërkurën në takimin e parë ministror, që kur Presidenti Francez Emmanuel Macron paralajmëroi se aleanca ushtarake e udhëhequr nga ShBA po përjetonte "vdekjen e trurit".

Shqyrtimi publik i aleancës, vjen përpara një samiti në Londër për 70 vjetorin e NATO-s dhe pasqyron si fërkime më të gjera transatlantike ashtu edhe hapësirën në udhëheqje të lënë nga vendimi i Britanisë për t'u larguar nga Bashkimi Evropian (BE), raporton Reuters.

Mes pyetjeve në lidhje me besueshmërinë e Presidentit amerikan Trump, zemërimin për inkurajimin e Turqisë në Siri muajin e kaluar dhe dyshimet amerikane mbi angazhimin e Evropës për mbrojtjen e saj, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas tha se Evropa nuk duhet të shkojë e vetme drejt këtyre sfidave.

Në vend të kësaj, Maas u propozoi homologëve në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s, që Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, të krijonte një komision ekspertësh për të debatuar mbi çështjet strategjike.

Ndryshe nga propozimi i Berlinit, Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian, gjithashtu ngriti idenë e një grupi "personash të mençur" për të marrë në konsideratë të ardhmen e NATO-s, thanë dy diplomatë, megjithëse detajet nuk ishin në dispozicion.

Të dyja idetë do të zgjerojnë kompetencën origjinale të NATO-s, që nga themelimi i saj në vitin 1949, për të mbrojtur Evropën dhe Amerikën e Veriut, për të përfshirë potencialisht zona të reja siç janë lufta civile tetëvjeçare e Sirisë dhe Lindja e Mesme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco