Raportohen dy të vrarë në Damask, shkak sulmet ajrore izraelite

Raportohen dy të vrarë në Damask, shkak sulmet ajrore izraelite

18:44, 20/11/2019
A+ Aa A-

Të mërkurën, Izraeli tha që avionët e tij, goditën dhjetëra objektiva ushtarakë iranianë dhe sirianë në Siri, në shenjë hakmarrjeje për raketa të qëlluara drejt Izraelit një ditë më parë.

Mediat shtetërore Siriane raportuan se dy civilë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në sulme, por thanë që mbrojtjet ajrore të Sirisë, shkatërruan shumicën e raketave të shkrepura nga avionët izraelitë mbi kryeqytetin Damask, para se të arrinin objektivat e tyre, raporton Reuters.

Grupi i Vëzhgimit Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër britanike tha se 11 njerëz u vranë, përfshirë shtatë që nuk ishin nga Siria, duke cituar burimet e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco