Myslimanët duhet të 'fshihen nga faqja e dheut', arrestohet studenti për nxitje të urrejtjes fetare

Myslimanët duhet të 'fshihen nga faqja e dheut', arrestohet studenti për nxitje të urrejtjes fetare

17:22, 20/11/2019
A+ Aa A-

Një postim në Facebook mund t’i kushtojë ‘lirinë’ një studenti, pasi mund të dënohet me burg për nxitje të urrejtjes fetare.

Louis Duxbury, 22 vjeç, postoi në vitin 2017 një video në Facebook, duke deklaruar se të gjithë myslimanët duhet të ‘fshihen nga faqja e dheut'.

Pas 2 vitesh, një student i universitetit York St John, e pa postimin e tij dhe e kallëzoi në polici.

22 vjeçari Duxbury doli përpara gjykatës javën e kaluar, nën akuzën e racizmit dhe inicimit të urrejtjes fetare.

Gjykata argumentoi se deklarata të tilla shkaktojnë shumë probleme në shoqëri, ndaj për momentin ai do të jetë nën kujdestarinë e policisë.

Djaloshi 22 vjeç nuk e ka për herë të parë që shfaq pikëpamje ekstreme, pasi në 2015, Duxbury u akuzua për shfaqjen e pikëpamjeve të djathta në shkollë si dhe ofendimin ndaj fesë islame.

Por gjatë seancës gjyqësore, 22 vjeçari deklaroi se video nuk është kundër fesë islame në tërësi, por vetëm ndaj ekstremistëve dhe terroriste.

Gjithshtu ai deklaroi se po bënte prova për një fjalim publik që do të mbante. Louis Duxbury do të dalë përpara gjykatës të premten e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco