VIDEO/ Një milion shikime në pak orë, ç'bën shoferja austriake pasi përplas shqiptarin

VIDEO/ Një milion shikime në pak orë, ç'bën shoferja austriake pasi përplas shqiptarin

23:19, 19/11/2019
A+ Aa A-

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Austri, ku është përfshirë edhe një shqiptar që jeton atje.

Në videon e xhiruar nga shqiptarët, të cilët ishin goditur nga një shofere austriake, shihet se ajo tenton të ikë nga vendi i ngjarjes.

Ndonëse shqiptarët i thonë se polica janë rrugës për të ardhur në vendin e ngjarjes, shoferja austriake e cila duket të jetë e dehur, nuk i dëgjon dhe ik, por disa metra më larg shkakton aksident tjetër, transmeton Zëri.

Në video dëgjohen shqiptarët duke folur shqip, ndërsa videon në Facebook për pak orë e kanë shikuar rreth një milion persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco