Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pranga për përdoruesit e cigareve elektronike, Filipine ndalon përdorimin dhe importimin e tyre

Pranga për përdoruesit e cigareve elektronike, Filipine ndalon përdorimin dhe importimin e tyre

20:38, 19/11/2019
A+ Aa A-

Sipas presidentit filipinez Rodrigo Duterte, do ndalohet përdorimi dhe importimi i cigareve elektronike dhe do të arrestojë këdo që i përdorë ato.  

Po shënohet një numri në rritje i vendeve që po marrin masa për të ndaluar përdorimin e cigareve elektronike, ndërsa i bashkohen edhe Filipine.

Gjatë një konference për media, presidenti Duterte njoftoi për vendimin e marë, pasi u pyet për një raport të Departamentit të Shëndetësisë që konfirmon rastin e parë të dëmtimit të mushkërive, që lidhet me cigaret elektronike.

Ai u shpreh: “Unë do ta ndaloj atë”.

Do ndaloj përdorimin dhe importin. E dini pse? Sepse është toksike dhe qeveria ka fuqinë të nxjerrë masa, për të mbrojtur shëndetin publik dhe interesin publik”, tha Duterte, i cili gjithashtu ka ndaluar pirjen e duhanit në publik.

Ai udhëzoi institucionet për zbatimin e ligjit, që të arrestojnë këdo që kapet duke konsumuar cigare elektronike në publik.

Industria e cigareve elektronike ka shënuar një rritje të shpejtë, mirëpo është përballur me një reagim në rritje të publikut, mbi shqetësimet e përdorimit nga të rinjtë.

E njohur si popullsia e dytë më e madhe të duhanpirësve të rritur në botë, India ndaloi shitjen e cigareve elektronike në shtator, pasi paralajmëroi një “epidemi” të konsumimit midis të rinjve.

Në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët e shëndetit publik rekomanduan qytetarët të mos përdorin cigare elektronike, pasi u raportuan shumë vdekje dhe qindra raste të sëmundjeve të lidhura me përdorimin e tyre.

Tregu global i cigareve elektronike, në vitin 2018 ishte në vlerë 15.7 miliardë dollarë.

Parashikohet që në vitin 2023 kjo shumë të arrijë në 40 miliardë dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco