Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Talebanët lirojnë 2 profesorët e huaj, në këmbim të 3 komandantëve të burgosur AustralianI Timothy Weeks majtas and amerikani Kevin King në videon e vitit 2017

Talebanët lirojnë 2 profesorët e huaj, në këmbim të 3 komandantëve të burgosur

12:31, 19/11/2019
A+ Aa A-

Talebanët afganë kanë liruar dy persona nga shtetet perëndimore,  që i kishin marrë peng, në këmbim të tre talebanëve të burgosur të rangut të lartë, thanë burimet nga të dyja palët, sipas BBC.

Amerikani Kevin King dhe australiani Tomothy Weeks u lëshuan tre vjet pasi ishin rrëmbyer jashtë Universitetit Amerikan të Afganistanit në Kabul, ku ata punonin si profesorë.

Kurse tre militantët u dërguan nga Afganistani në Katar, sipas planit të shkëmbimit.

Zyrtarët afganë thanë se marrëveshja synonte rifillimin e bisedimeve me talebanët. Presidenti Ashraf Ghani tha javën e kaluar se vendimi ishte i fortë, por i rëndësishëm dhe një gjest humanizmi.

Në shkëmbim janë përfshirë Anas Haqqani, një figurë udhëheqëse dhe mbledhës fondesh në grupin militant Haqqani dhe dy të tjerët komandantë të lartë, që ishin mbajtur në burgje nga autoritetet afgane.

Vëllai i madh i Anas Haqqani, Sirajuddin, udhëheq rrjetin e luftëtarëve Haqqani dhe është nënkryetar i Talebanëve dhe ka një post politik në Katar. Është e paqartë nëse ata u janë dorëzuar tashmë talebanëve.

Nga ana tjetër, fati i 10 ushtarëve afganë që talebanët thuhet se do t’i lirojnë në kuadrin e kësaj marrëveshjeje, është i paqartë, njoftoi nga ana e saj New York Times.

Po çfarë u ndodhi dy profesorëve që u shkëmbyen sot?

Ata u kapën në një pritë nga njerëz të armatosur kur po dilnin me makinë nga kampusi universitar i tyre në Kabul në gusht të 2016.

Të dy u shfaqën më pas në një video, që u publikua në janar 2017, duke i bërë thirrje Presidentit amerikan Donald Trump që të binte dakord për një marrëveshje, me qëllim që ata të liroheshin.

Sot, një burim taleban në jug të Afgaistanit, tha për BBC se të dy ishin çuar në distruktin Nawbahar të provincës Zabul në orën 10 me orën lokale ose 5:30 GMT.

Sipas policisë vendase, që ishte angazhuar në këtë shkëmbim, kësaj i ka paraprirë një armëpushim prej 48 orësh. Të dy burrat pastaj u morën me një helikopter amerikan.

Gjendja e dy pengjeve nuk ishte e qartë, por në fjalimin e tij javën e fundit, presidenti afgan Ghani vërejti se shëndeti i tyre ishte përkeqësuar për sa kohë qëndruan tek terroristët./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco