Arrestohet personi që ndërmjetësoi vrasjen e gazetares në Maltë

Arrestohet personi që ndërmjetësoi vrasjen e gazetares në Maltë

10:20, 19/11/2019
A+ Aa A-

Valletta  - Një burrë i dyshuar si ndërmjetës në vrasjen e gazetares më të shquar kundër korrupsionit në Maltë, Daphne Caruana Galizia është arrestuar, tha një burim nga Policia të martën sipas Reuters, një hap madhor ky që i çon përpara hetimet.

Ndërmjetësi dyshohet se ka pasur lidhje me personin e dyshuar që u urdhëroi vrasjen e Caruana Galizia, personave të akuzuar për kryerjen e vrasjes si dhe me ata që ndihmuan në gjetjen e pajisjes shpërthyese që u përdor.

Gazeta Times of Malta njoftoi të martën se qeveria po e shqyrton mundësinë e faljes nëse ndërmjetësi i dyshuar i tregon hetuesve porositësin e vrasjes.Caruana Galizia, që shkruante në një blog anti-korrupsion, u vra nga një bombë në makinë pranë kryeqytetit malteze Vatlleta në tetor 2017 – një vrasje që tronditi Europën dhe vuri në pikëpyetje sundimin e ligjit në ishullin mesdhetar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco