Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

VIDEO/ Arratisja spektakolare nga komisariati, e kishin prangosur te kaloriferi, kërcen nga kati i dytë

VIDEO/ Arratisja spektakolare nga komisariati, e kishin prangosur te kaloriferi, kërcen nga kati i dytë

10:22, 19/11/2019
A+ Aa A-

Një moment i rrallë është filmuar nga një kalimtar rasti në Rusi, i cili ka arritur ta regjistroj momentin kur një i dyshuar kërcen nga dritarja e katit të dytë të stacionit të policisë, ndërkohë që njërën dorë e kishte ende të lidhur me pranga tek kaloriferi të cilin gjithashtu e kishte marrë me vete.

Videoja tregon burrin që hidhet nga dritarja dhe bie mbi një veturë me ngjyrë të kuqe, ku më pas largohet nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë gjurmë, shkruan Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur dhe është filmuar në qytetin e dytë më të madh në Rusi – Shën Petersburg. Por, është interesant se në momentin kur i dyshuari prekë në tokë, nga dritarja e cila kërceu shfaqet një polic që e kupton se personi që e kishte prangosur u arratis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco