‘Luftë’ në universitet/ Ky mund të jetë ‘Tiananmen 2.0’

‘Luftë’ në universitet/ Ky mund të jetë ‘Tiananmen 2.0’

09:22, 19/11/2019
A+ Aa A-

Bota e ka kthyer vëmendjen mbi Hong Kong, më saktësisht te Universiteti Politeknik i Hong Kongut, ku po zhvillohet një përplasje e dhunshme mes studentëve dhe policisë.

Daily Mail shkruan se këto përplasje kanë shtuar frikën se mund të ketë një tjetër masakër të stilit të sheshit ‘Tiananmen’.

Më shumë se 200 protestues pro-demokracisë janë barrikaduar në ambientet e universitetit.

Carrie Lam, shefja ekzekutive e Hong Kongut, u ka bërë thirrje studentëve të dorëzohen, duke thënë se ky është i vetmi opsion që kanë.

Policia thotë se është gati të përdorë plumba të vërtetë nëse situata bëhet e pakontrollueshme.

Prindërit e studentëve po presin me ankth jashtë kampusit sepse druhen se mund të ndodhë një masakër.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco