Studentët arratisen nga kampusi në Hong Kong, policia i sulmon me predha

Studentët arratisen nga kampusi në Hong Kong, policia i sulmon me predha

22:32, 18/11/2019
A+ Aa A-

Dhjetra protestues në Hong Kong, organizuan një arratisje dramatike nga një kampus universitar i mbyllur nga policia të hënën, duke përdorur një zorrë plastike për të zbritur nga një urë dhe duke ikur me motoçikleta, ndërsa policia gjuajti predha ndaj tyre.

Shumë protestues të tjerë antiqeveritar mbetën të bllokuar brenda Universitetit Politeknik të Hong Kongut.

Dy figura të spikatura u lejuan nga policia në kampus të hënën vonë, për të ndërmjetësuar, një shenjë se ekziston një rrezik në rritje i gjakderdhjes.

"Situata po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme," tha për Reuters Jasper Tsang, një politikan pro-Pekinit, i cili është ish-kryetari i Këshillit Legjislativ të Hong Kongut menjëherë pasi mbërriti në kampus.

Ndërsa Jasper Tsang po fliste, u dëgjuan shpërthime të mëdha dhe flakët u ndezën në një pjesë të largët të kampusit.

Në rrugët afër, protestuesit hodhën bomba benzine, duke djegur makina të parkuara dhe pjesën e përparme të një dege të Standard Chartered Bank.

Universiteti Politeknik në rrethin Kowloon të Hong Kong është në qendër të një bllokimi që në javën e kaluar dhe ka parë dhunën më të fortë në pesë muaj të demonstratave antiqeveritare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco