Vriten 3 persona nga të shtënat me armë zjarri në Oklahoma

Vriten 3 persona nga të shtënat me armë zjarri në Oklahoma

19:26, 18/11/2019

Të hënën në mëngjes, dy burra dhe një grua u vranë nga të shtënat para një dyqani Walmart në Oklahoma.

Sulmi duket se ndodhi nga një mosmarrëveshje në familje, sipas zyrtarëve dhe anëtarëve të familjes.

Patrulla Highway Oklahoma i tha bashkëpunëtorit Fox KOKH FOX 25, se të shtënat ndodhën pak para orës 10 të mëngjesit në parkingun e Walmart në Duncan, afërsisht 75 milje në jug të kryeqytetit shtetëror të Oklahoma City, raporton FoxNews.

Departamenti i Policisë Duncan tha në Facebook se gruaja dhe një nga burrat, u gjetën të qëlluar për vdekje në një makinë, ndërsa burri tjetër u gjet i vdekur jashtë makinës në parking.

"Një pistoletë u gjet në vendin e ngjarjes," tha policia. "Ne do të azhurnojmë kur të vijnë më shumë informacione."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco