Protestuesit kërkojnë zgjedhje të parakohshme, qeveria dështoi me reformën zgjedhore

Protestuesit kërkojnë zgjedhje të parakohshme, qeveria dështoi me reformën zgjedhore

18:27, 18/11/2019
A+ Aa A-

Në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tiflis vazhdojnë protestat. Policia ka përdorur gaz lotsjellës.

Pas demonstratës së madhe të së dielës, edhe të hënën u mblodhën demonstrues që kërkojnë zgjedhje të reja të parakohshme dhe dorëheqjen e qeverisë, raporton DW.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujëhedhës. Shkaku për protestat më të fundit qe dështimi i reformës zgjedhore.

Që në verë për këtë pati trazira, bën të ditur radio kombëtare gjermane Deutschlandfunk.

Pas kësaj, partia në pushtet pati premtuar një reformë zgjedhore, me të cilën përbërja e parlamentit do të përcaktohej krejtësisht përmes sistemit proporcional të zgjedhjeve.

Por kjo reformë dështoi të enjten e kaluar në parlament.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco