Gjermani, fëmijët nxjerrin me magnet nga pellgu, predha të Luftës II Botërore

Gjermani, fëmijët nxjerrin me magnet nga pellgu, predha të Luftës II Botërore

12:16, 18/11/2019
A+ Aa A-

Tre fëmijë në Gjermaninë lindore kanë “peshkuar” predha dhe plumba të Luftës II Botërore nga një pellg, duke përdorur një magnet të fuqishëm, pa pësuar gjë vetë. Sipas BBC, ata njoftuan Policinë pasi bënë zbulimin e atyre afër qytetit Ohrdruf.

Policia rrethoi zonën me kordon dhe nxiti qytetarët të njoftojnë menjëherë kur gjejnë të tilla gjëra dhe të mos i trazojnë municionet. Nuk është e qartë pse ishin municionet në pellg.

Bombat e pashpërthyera të Luftës II Botërore shpesh janë gjetur në Gjermani duke bërë të detyrueshme, evakuime masive./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco