Venecia merr pak frymë: Hapen shkollat dhe muzetë, barkat nisin lundrimin

Venecia merr pak frymë: Hapen shkollat dhe muzetë, barkat nisin lundrimin

11:47, 18/11/2019
A+ Aa A-

Venecia – Venecia po merr pak frymë sot, të hënën, prej përmbytjes më të keqe që i ka ndodhur në 50 vjet. Qyteti lagunë u përpoq për bënte një fillim të ri, pas ditës së tretë nën ujërat e larta mbi 150 cm javën e fundit, përfshirë një përmbytje katastrofike që shkaktoi vdekjen e dy personave të martën.

Shkollat dhe muzeumet u hapën të hënën dhe barkat e lundrimit nisin t’i bien kryq e tërthor qytetit  ujin sërish, njoftoi ANSA. Autoritetet dhe biznesi vazhduan të përllogarisin kostot e përmbytjes, që pritet të shkojnë në qindra milionë euro.

Ndërkohë, një gjendje alarmi për nivelin e ujit ka mbetur ende në fuqi. Kryetari i bashkisë Luigi Brugnaro e mbylli sheshin San Mark të dielën për shkak të përmbytjeve.

Qyteti është gjunjëzuar qëkurse përjetoi përmbytjet më të këqija të martën që arritën në lartësinë 187 cm..

Kostoja e dëmit, që nuk e kurseu Bazilikën e San Markut vlerësohet qindra milionë euro dhe kjo ka bërë që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në qytet./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco