Grekët marshojnë në përkujtim të revoltës studentore të 1973, mijëra policë në Athinë

Grekët marshojnë në përkujtim të revoltës studentore të 1973, mijëra policë në Athinë

08:42, 18/11/2019
A+ Aa A-

Athinë – Mijëra grekë, përfshirë ish-kryeministrin Aleksis Tsipras, marshuan mes për mes Athinës të dielën në mbrëmje, njoftoi Reuters, për të përkujtuar përvjetorin e kryengritjes së dhunshme studentore në 1973 që ndihmoi në rrëzimin e një junte ushtarake.

Marshimi vjetor shpesh bëhet një pikë referimi për protesta kundër politikave të qeverisë dhe vitet e fundit, kundër masave shtrënguese, pas një krize dhjetëvjeçare borxhi.

Policia angazhoi më shumë se 5000 oficerë në qendër të Athinës. Një helikopter u ngrit mbi sheshin qendror Sintagma dhe qarqet përreth gjatë ditës.

Në krye të marshimit, që u mbyll përpara ambasadës amerikane, të rinjtë mbanin një flamur të gjakosur që i përkiste studentëve ë përfshirë në revoltën e vitit 1973. Protestuesit e kundërshtojnë Uashingtonin për mbështetjen që i dha diktaturës ushtarake në vitet 1967-1971.

    Tsipras, një i majtë që humbi zgjedhjet parlamentare ndaj rivalit të tij konservator Kyriako Mitsotaqin në korrik, ishte pjesëmarrës. I veshur me xhaketë lëkure dhe xhinse, Tsipras lidhi krahët me zyrtarë të tjerë të lëvizjes Syriza gjatë procesionit.

    Që nga e premtja, shumë njerëz kanë hedhur kurora me lule dhe karafila përpara Politeknikumit të Athinës, në vendin ku ndodhi përplasja e përgjakshme në 17 nëntor 1973, kur tanket erdhën tek porta për të shtypur një revoltën që paralajmëroi fundin e juntës./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco