VIDEO/ Protestuesit sulmojnë zyrtaren kineze në Britani, përfundon në spital me fraktura

VIDEO/ Protestuesit sulmojnë zyrtaren kineze në Britani, përfundon në spital me fraktura

22:24, 15/11/2019
A+ Aa A-

Të enjten në mbrëmje, Kina ka dënuar atë që e quajti një "sulm të tmerrshëm" nga protestuesit, ndaj sekretarit të drejtësisë së Hong Kongut në Londër.

Teresa Cheng ra në tokë dhe u kurua për një dëmtim të krahut në spital, pasi u rrëzua nga rreth 30 mbështetës të lëvizjes pro-demokracisë së Hong Kong-ut, raporton BBC.

Zyrtari kinez Geng Shuang, tha se disa persona në Mbretërinë e Bashkuar "mbështesin veprimet e dhunshme ... për të krijuar kaos" në ish-koloninë e saj.

Hong Kongu është bllokuar mbi pesë muaj nga protestat antiqeveritare.

Fushata filloi në kundërshtim me një plan i tërhequr tashmë, për të lejuar ekstradimin në territorin e Kinës, por që atëherë ajo ka provokuar në demonstrata më të gjera, ata që mbështesin demokracinë dhe kundërshtojnë veprimet e policisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco