Triller si në filma/ Historia e kësaj vrasje po mban mbërthyer botën

Triller si në filma/ Historia e kësaj vrasje po mban mbërthyer botën

20:38, 15/11/2019

Në botë ndodhin plot vrasje, por rrallë ndodh që ndonjë prej tyre të kapë kaq shumë vëmendjen botërore.

Këtë herë, mediat më të mëdha në planet kanë në fokusin e tyre një krim pasioni, të cilin e kanë etiketuar si të denjë për filmat e Netflix.

Në qendër të ngjarjes është një historian ushtarak i njohur rus, që akuzohet se ka vrarë të dashurën e tij 24-vjeçare.

Oleg Sokolov, profesor i Universitetit të Shën Petersburgut, u fotografua sot teksa ishte veshur me rroba mbrojtëse. Policia thotë se po po përpiqet që të rindërtojë skenat e ngjarjes së rëndë.

Po çfarë ka ndodhur?

Në fillim të kësaj jave, Sokolov tha se kishte qëlluar për vdekje të dashurën, Anastasia Yeshchenko dhe pjesët e trupit të saj i kishte hedhur në një lumë në Shën Petersburg.

Megjithatë, ai insiston se ka vepruar për vetëmbrojtje, pasi Yeshchenko e kishte sulmuar me një thikë pas një sherri mes tyre.

Mendohet se 63-vjeçari qëlloi dhe vrau të dashurën pas një sherri. Ai i preu kokën, krahët dhe këmbët. Në çantën e shpinës iu gjetën pjesë të brrylit dhe një armë. Ai ishte zhytur në ujin e akullt të lumit, kur u nxor nga aty.

Sokolov është akuzuar për vrasje dhe pritet të dalë në gjyq brenda dy muajsh.

“Jam i shkatërruar nga ajo që ka ndodhur, jam penduar,” tha Sokolov në gjykatë.

“Ne ishim të dashuruar fort me njëri-tjetrin dhe kishim në plan të martohemi. Ajo u çmend kur i përmenda fëmijët që kam nga martesa e parë dhe më sulmoi me thikë”.

“Nuk e di pse ndodhi kjo. Nuk kam goditur kurrë një femër. Nuk e kisha menduar kurrë një vërshim të tillë agresiviteti. Sulmi me thikë ishte i paimagjinueshëm. Në jetën time nuk më ka ndodhur kurrë diçka e tillë”.

“Mendoja se kjo vajzë ishte krijesa ideale- dhe gradualisht ajo u kthye në një bishë si në një përrallë të frikshme. E paimagjinueshme”.

Profesori është një nga ekspertët më të njohur të Napoleonit dhe shpesh vishej si perandori francez. Ai kishte dalë bashkë me të dashurën e tij në disa video-dokumentarë. Në vitin 2003 kishte marrë çmimin e Legjionit të Nderit në Francë.

Rasti i tij ka shokuar jo vetëm Rusinë dhe ka ngritur pikëpyetje mbi dhunën ndaj grave nëpër qarqet akademike.

Burimet thonë se profesori kishte abuzuar edhe me një tjetër studente.

Ai ishte ndarë nga dy gra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco