Zhduket ish shefi i inteligjencës së Venezuelës, do ekstradohej në SHBA

Zhduket ish shefi i inteligjencës së Venezuelës, do ekstradohej në SHBA

19:37, 15/11/2019
A+ Aa A-

Ish-shefi i spiunëve në Venezuelë është zhdukur në Spanjë, pasi një gjykatë e lartë, dha vendimin për ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara, ku ai do përballej me akuzat federale të trafikut të drogës.

Hugo Carvajal, me nofkën "El Pollo" ose "Pula", ishte shefi i inteligjencës ushtarake për Presidentët Hugo Chavez dhe Nicholas Maduro, por disa ekspertë kanë thënë se ai mund të jetë një burim i inteligjencës inkriminuese edhe mbi Maduron dhe regjimin e tij.

Policia Kombëtare e Spanjës, tha të enjten për Fox News, se ata po vazhdojnë të kërkojnë për Carvajal, por vendndodhja e tij mbetet e panjohur.

Policia kishte shkuar në shtëpinë e Carvajal në Madrid për ta arrestuar atë pas vendimit të gjykatës, duke i hapur rrugë ekstradim në Shtetet e Bashkuara, por kur arriti policia, ai ishte zhdukur.

"Zhdukja e Carvajal është një siklet i madh për qeverinë e Spanjës," u tha Përfaqësuesja Speciale e ShBA-së për Venezuela Elliott Abrams, para gazetarëve në një dalje publike në Uashington D.C., të mërkurën.

"Teorikisht, ai ishte nën arrest shtëpiak."

"Carvajal ka informacione rreth përfshirjes së qeverisë së Venezuelës në tregëtinë e narkotikës, pastrimit të parave, terrorizëm dhe lidhje me praninë e huaj ushtarake në Venezuelë," tha për Fox News, ish ambasadori amerikan në Venezuela Otto Reich.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco