Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Vjedhja e tualetit prej ari me vlerë 6 milionë dollarë, deri tani 6 të arrestuar

Vjedhja e tualetit prej ari me vlerë 6 milionë dollarë, deri tani 6 të arrestuar

13:46, 15/11/2019
A+ Aa A-

Personi i gjashtë është arrestuar nga policia për vjedhjen e tualetit prej ari.

Por autoritetet ende nuk kanë arritur të gjejnë veprën artistike me vlerë 6 milionë dollarë që u vodh Pallati Blenheim nje rezidence antike e turistike në Angli në 14 shtator.

Një 35-vjeçar londinez u arrestua me dyshimin se ka vjedhur tualetin dhe është nën arrest policor.

Tualeti 14 karatësh, America, ishte në një ekspozitë nga artisti konceptual Maurizio Cattelan.

Vizitorët ishin ftuar ta përdorin tualetin gjatë periudhës që ndodhej në ekspozitë.

Vjedhja e tualetit shkaktoi dëme të mëdha dhe përmbytje pasi ishte e vendosur në ndërtesë.

Edhe pesë persona të tjerë janë arrestuar më parë në lidhje me vjedhjen, por janë liruar ndërsa hetimet vazhdojnë.

Historia:

Tualeti, me vlerë më shumë se 5 milion dollarë, ishte pjesë e një ekspozite të punës së artistit konceptual italian Maurizio Cattelan e cila u hap dy ditë më parë në shtëpinë  60 milje në perëndim të Londrës, një tërheqje kryesore turistike.

Tualeti, i quajtur “America”, ishte shfaqur më parë në Muzeun Guggenheim të Neë York-ut, ku më shumë se 100,000 vizitorë ishin në gjendje ta përdorin atë.Vjedhësit me të paktën dy automjete hynë në pallat, në vendlindjen e udhëheqësit të Luftës së Dytë Botërore Ëinston Churchill, dhe hoqën tualetin ca kohë para orës 5 të mëngjesit, tha Policia e Thames Valley.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco