Pas trazirave, Sudani zbulon piramidat e veta për të tërhequr turistët

Pas trazirave, Sudani zbulon piramidat e veta për të tërhequr turistët

13:38, 15/11/2019
A+ Aa A-

Meroe, Sudan – Arkitektja portugeze Tania Monteiro dhe burri i saj janë thuajse vetëm kur vizitojnë piramidat e Sudanit, një atraksion turistik i klasit botëror i neglizhuar për një kohë të gjatë nga bota.

“Njerëzit janë vërtet, vërtet shumë të këndshëm, janë gjithmonë mikpritës,” thotë për Reuters, Monteiro, gjatë vizitës së fundit në Meroe, një qytet antik në bregun lindor të lumit Nil, rreth 200 km në verilindje të kryeqytetit Khartoum.

Sudani ka më shumë piramida se Egjipti – megjithëse më të vogla -  por që tërhoqën rreth 700 mijë turistë në 2018 në krahasim me 10 milionë turistët që tërhoqi fqinji në veri.

Konfliktet dhe kriza nën sundimtarin e vjetër Omar al-Bashir, një regjim i ashpër vizash dhe mungesa e rrugëve dhe hoteleve të mira jashtë Khartoum, e kanë bërë Sudanin një destinacion jo të papëlqyeshëm turistik.

Por Bashir e humbi fuqinë në prill dhe qeveria e re e tranzicionit po lehtëson rregullat për viza për të tërhequr më shumë vizitorë me monedhat e tyre të forta, në vende të tilla si Piramidat Mbretërore të Meroe.

Një ekip filmik xhiroi një video reklamë për një agjenci udhëtimesh në Khartoum.

Si dinastitë egjiptiane, edhe dinastia Nubian Kush që sundoi këtu rreth 2500 vjet më parë, i varrosi anëtarët e familjes mbretërore në varre piramidale.

“Si rezultat, ka pasur një rritje të turistëve në muajin tetor dhe nëntor falë sistemit të ri të vizave,” tha për Reuters, Graham Abdel-Qadir, nënsekretari i Ministrisë së Informacionit, Kulturës dhe Turizmit.

Shifrat ranë këtë vit për shkak të trazirave, por pritet të kalojnë 900 mijë të vitit të ardhshëm dhe të arrijnë deri në 1,2 milionë në vitin 2021,” tha ai.

Vizitorët mund të hyjnë për herë të parë në brendësi të piramidave dhe shumë shpejt të hyjnë deri në varret e nëndhshme,  falë ndihmës prej 135 milionë dollarësh të Katarit.

Disa piramida do të restaurohen pas dekadash lënë pas dore.

Edhe turistë sudanezë janë duke ardhur. “Kemi pasur tre autobuzë vetëm me sudanezë dje,” tha Mahmoud Suleiman, shefi i këtij parku./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco