FOTO/ Aksident tragjik me makinë në parkun zoologjik, vdes shoferi dhe gjirafa

FOTO/ Aksident tragjik me makinë në parkun zoologjik, vdes shoferi dhe gjirafa

19:08, 14/11/2019
A+ Aa A-

Një turist dhe një gjirafë u vranë në një aksident tragjik me makinë në një park të Afrikës së Jugut.

Një makinë safari në Afrikën e Jugut, mori një kthesë tragjike të dielën, kur një gjirafë u godit nga një makinë dhe ra në një automjet tjetër që po kalonte pranë, në Parkun Kombëtar Kruger, raporton CNN.

Automjeti që goditi gjirafën, mbante brenda 13 vizitorë që po kalonin përmes parkut, në rrugën e tyre për në një kamp pushimi.

Gjirafa pasi u godit, u rrëzua në një automjet me turistike të huaj, të drejtuar nga një shtetas zviceran.

Përplasja vrau gjirafën dhe la shoferin të plagosur rëndë. Ai më vonë vdiq në spital si rezultat i plagëve të mara.

Gjirafat janë mesatarisht midis 14 metra dhe 19 metra dhe mund të peshojnë deri në 2,800 paund. Përplasja dëmtoi ndjeshëm të dy makinat e përfshira.

Parku në një deklaratë, ka nxitur vizitorët të jenë vigjilent kur udhëtojnë nëpër park, duke i kujtuar ata të shikojnë për të gjitha llojet e kafshëve dhe t'u japin kafshëve rrugën e duhur.

"Ne po i afrohemi sezonit festiv brenda një muaji dhe inkurajojmë vizitorët që të planifikojnë udhëtimet e tyre midis portave dhe kampeve, në mënyrë që të eliminojnë nevojën për të nxituar, ju lutemi gjithashtu tregoni kujdes pasi që kafshët e egëra, nuk ka asnjë koncept të rregullave të trafikut", tha parku në nje deklarate.

Policia e Afrikës së Jugut po heton ngjarjen. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco