FOTO/ Të shtëna me armë zjarri në shkollën e mesme në SHBA, ka të plagosur

FOTO/ Të shtëna me armë zjarri në shkollën e mesme në SHBA, ka të plagosur

17:28, 14/11/2019
A+ Aa A-

Një sulm me armë zjarri është raportuar në shkollën e mesme në Kaliforninën Jugore, tha Departamenti i Sherifit i Qarkut në Los Angeles, të enjten në mëngjes.

"Të shtënat në shkollën e mesme Saugus në Santa Clarita", tha departamenti në Twitter. "Ju lutemi shmangni zonën".

Nxënësit janë duke u evakuuar nga shkolla, tregojnë pamjet ajrore nga bashkëpunëtorët e CNN.

Autoritetet janë në kërkim të një të dyshuari të përshkruar si një mashkull aziatik me veshje të zeza, njoftoi departamenti.

Të gjitha shkollat në rrethin e William S. Hart të William Clarita, janë mbyllur si një masë paraprake. Punëtorët e urgjencës kanë transportuar të paktën tre persona nga shkolla drejt spitalit. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco