Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO/ Familja kanadeze regjistron ulurima të çuditshme në një pyll

VIDEO/ Familja kanadeze regjistron ulurima të çuditshme në një pyll

14:59, 14/11/2019
A+ Aa A-

Në fillim të tetorit, një gjahtar kanadez publikoi një video intriguese, mbi të cilën dëgjohen klithje të paidentifikuara nga një pyll i Ontario.

Kjo është një tingull shumë i çuditshëm i dëgjuar nga një familje kanadeze në një pyll në Ontario (në jug të Kanadasë). Tetorin e kaluar, ata po gjuanin kur dëgjuan ulurima të largëta. "Ne ishim në një shteg në kërkim të koprës së zezë (një specie zogjsh,) dhe në rrugën e kthimit në automjetin tonë, shfaqja filloi," tha për "Vice" Gino Meekis.

Ata ishin rreth 50 kilometra larg Sioux Lookout. "Kam dëgjuar shumë kafshë të ndryshme në natyrë, por asgjë si kjo. Unë u rrita dhe gjuajta me gjyshin qysh 12 vjeç" vazhdoi Kanadezi.

Të intriguar, ata ndaluan të regjistrojnë klithmat në një video që ata postuan në Youtube. Në komente, përdoruesit e Internetit kanë treguar histori të mahnitshme të ngjashme me atë të Meekis. Një gjahtar kanadez thotë: "Linja ime e kurthit është 45 kilometra nga Sioux Lookout. Kam dëgjuar një tingull të ngjashëm në vitin 2016. Të gjitha pemët ishin thyer në një lokacion specifik dhe gjatë rrugës kishte gjurmë të këmbëve. Nuk mund të shpjegoja pse pemët ishin të tilla, nuk kaloi asnjë tornado, pemët e tjera nuk u dëmtuan. Më shqetësuan gjurmët sepse ishin të mëdha. Unë kiisha veshur me numer 47 dhe ishte e nevojshme të shtoja pesë centimetra të tjerë për të mbushur gjurmët.

https://www.parismatch.com/Actu/Insolite/Une-famille-canadienne-enregistre-des-hurlements-etranges-dans-une-foret-1658438?fbclid=IwAR2mXj9semvRvSe16dwj4J2AkwjK8lfXSa3AqVBvMcQNrF_U9VEDqRPMHMQ#utm_term=Autofeed&utm_medium=Social&xtor=CS2-8&utm_source=Facebook&Echobox=1573591698

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco