Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Andrea Bocelli nis programin 'Voices of the World' për të ndihmuar fëmijët e luftërave

Andrea Bocelli nis programin 'Voices of the World' për të ndihmuar fëmijët e luftërave

14:21, 14/11/2019
A+ Aa A-

Paris – Këngëtari italian i operas, Andrea Bocelli, njoftoi  nisjen e një programi të tijin edukativ muzikor, “Zërat e Botës”, nga selia e UNESCO në Paris, të mërkurën, që synon të ndihmojë  fëmijët e prekur nga konfliktet e armatosura.

Sipas Reuters, programi shumëvjeçar do të zgjerohet pas projektit “Zërat e Haitit” të 2016 të tenorit të verbër, që siguronte terapi muzikore dhe trainime, leksione, kërkime, lojëra dhe ushqim për 12 mijë fëmijë në një nga vendet më të varfër të botës.

“Voices of the World” ose Zërat e Botës do të financohet nga Arabia Saudite.

“Muzika është një gjuhë universale që mund të ndikojë shpirtin njerëz në një mënyrë pozitive, tha Bocelli 61 vjeçar, për Reuters në Paris, ku ai firmosi një marrëveshje me UNESCO për të ngritur të njejtat programe edukimi muzikor në Mali dhe vende të tjera.

Programi i ri “Voices of the World” i Fondacionit Andrea Bocelli do të fillojë në 2020 në rajone ku përfshihen Siria, Iraku dhe territoret palestineze.

“Nëpërmjet krijimit të koreve rajonale dhe aktiviteteve të tjera edukative, Fondacioni Bocelli kërkon të fuqizojë pjesëmarrësit dhe komunitetet e tyre përmes mjeteve të muzikës, nëpërmjet forcimit të aftësive, stimulimit të krijimtarisë, nxitjes së bashkëpunimit dhe ofrimit të më shumë mundësive për një jetë të sukseshme, thuhet në një deklaratë të fondacionit./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco