1 i vdekur e disa të plagosur pasi studenti qëlloi mbi shokët e klasës

1 i vdekur e disa të plagosur pasi studenti qëlloi mbi shokët e klasës

08:41, 14/11/2019
A+ Aa A-

Të paktën një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pasi një 19-vjeçari hapi zjarr ndaj shokëve të tij e më pas vrau veten.

Ngjarja ndodhi në një kolegj në qytetin Blagoveshchensk të Rusisë.

I armatosur me armë gjahu, studenti hapi zjarr në klasë, duke plagosur seriozisht disa persona, njëri prej te cilëve nuk i mbijetoi plagëve.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, sulmuesi nuk pranoi të dorëzohej dhe vrau veten.

“Trupat e dy personave përfshirë edhe sulmuesin u gjetën në vendngjarje,”-tha policia. “Tre të tjerë u plagosën nga të shtënat.”

Ligji i armëve të zjarrit në Rusi u lejon qytetarëve më të mëdhenj se 18 vjeç të marrin licencën e armëve për vetëmbrojtje, sporte dhe gjueti, si dhe koleksionistëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco