VIDEO/ Pëllumbi bllokohet në kabinën e avionit, vonon 20 minuta fluturimin

VIDEO/ Pëllumbi bllokohet në kabinën e avionit, vonon 20 minuta fluturimin

20:37, 13/11/2019
A+ Aa A-

Një fluturim i Aeroflot, u vonua pasi një pëllumb arriti të hyjë në bord dhe të bëjë ‘kërdinë’ në kabinë, para se të hipnin pasagjerët.

Fluturimi SU1730 që fluturonte nga Aeroporti Ndërkombëtar Sheremetyevo në Moskë, për në Petropavlovsk-Kamchatsky në Rusinë qendrore-lindore, ishte për t'u nisur në 5:10 p.m. më 9 nëntor, raporton FoxNews.

Prania e shpendit raportohet se vonoi nisjen për më shumë se 20 minuta, ndërsa personeli i fluturimit u angazhua për të kapur shpendin e frikësuar.

Një video nga incidenti, tregon anëtarët e ekuipazhit të kabinës që po përpiqeshin për ta hequr pëllumbin nga avioni, ndërsa shpendi u shpëton atyre duke u fluturuar sipër kokave.

Përfundimisht, ata arritën ta largojnë pëllumbin nga avioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco