FOTO/ Aksident tragjik me 12 viktima, kamioni përplas autobusin me nxënës

FOTO/ Aksident tragjik me 12 viktima, kamioni përplas autobusin me nxënës

19:46, 13/11/2019
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë tragjik ka ndodhur në Sllovaki, ku si pasojë 12 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas informacioneve, në aksident është përfshirë një autobus dhe një kamion, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në një rrugë me dy kalime pranë qytetit të Nitras, 90 km në lindje të kryeqytetit Bratislava.

Aksidenti tragjik me 12 viktima, konsiderohet si më të rëndët në vend në 10 vitet e fundit dhe mendohet se shkak të ketë qenë moti i keq me reshje të dendura shiut.

Hetimet paraprake, tregojnë se kamioni ka qenë i mbingarkuar dhe si pasojë e lagështirës në rrugë, drejtuesi i tij ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me autobusin.

Si pasojë e përplasjes së fortë, autobusi ra në një kanal duke zënë poshtë tij dhe disa nga pasagjerët.

Më tragjikja është se disa nga viktimat në këtë aksident të rëndë rrugor janë fëmijë.

Kryeministri slloven Pellegrini, ndërpreu vizitën zyrtare në Qipro dhe vizitoi zonën ku ndodhi aksidenti, si dhe të plagosurit në spital. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco