Trump mirëpret Erdoganin në ‘Zyrën Ovale’, pritet marrëveshje tregtare 100 miliardë $

Trump mirëpret Erdoganin në ‘Zyrën Ovale’, pritet marrëveshje tregtare 100 miliardë $

19:24, 13/11/2019
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përshëndetur marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, teksa të dy liderët kanë nisur takimin për të tejkaluar dallimet në mes të të dyja vendeve, duke nisur nga politika rreth Sirisë, e deri të blerja e sistemeve raketore ruse nga ana e Turqisë.

Mirëpritja e ngrohtë e Trumpit për presidentin turk, vjen në kohën e rritjes së zemërimit në Kongresin amerikan për ofensivën e nisur nga Ankaraja më 9 tetor në Siri, me qëllim të largimit të milicisë kurde nga kufiri Turqi-Siri, raporton Rel.

Milicia kurde ka qenë partneri kryesor i Uashingtonit në luftimin e grupit militant, Shteti Islamik.

“Ne kemi qenë miq për një kohë të gjatë, pothuajse nga dita e parë. Ne kuptojmë shtetet e njërit-tjetrit. Ne e kuptojmë se prej nga kemi ardhur”, i ka thënë Trump Erdoganit, teksa janë ulur në Zyrën Ovale.

“Ata janë shumë të respektuar në shtet dhe rajon”, ka thënë Trump për Erdoganin dhe gruan e tij, Emine.

Ai po ashtu ka thënë se do të diskutojë blerjen e sistemeve ruse për mbrojtje S-400 nga ana e Ankarasë.

Përveç kësaj, Trump ka thënë se të dyja palët do të bisedojnë rreth një marrëveshjeje tregtare në vlerë të 100 miliardë dollarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco