Zbulohet klani mafioz që fiton më shumë se ‘McDonalds’, xhiron sa 4 % e GDP-së italiane

Zbulohet klani mafioz që fiton më shumë se ‘McDonalds’, xhiron sa 4 % e GDP-së italiane

18:39, 13/11/2019
A+ Aa A-

Sipas Washington Post, një prej klaneve mafioze në Itali, xhiron një fitim marramendës që lë pas dhe të ardhurat e ‘MecDonalds’, rrjetit të njohur të Fast Food-eve, që ka dyqane në të gjithë botën.

Bëhet fjalë për fitimet e “Ndrangheta”, klanit kriminale të lindur në Kalabri dhe që aktualisht ka degë në të gjithë botën, me një xhiro prej 21 miliard eurosh, rreth 4 për qind të produktit të brendshëm bruto të Italisë.

Nga studimet e fundit për organizatat kriminale, shifra është publikuar nga mediat prestigjoze ‘The Guardian’ dhe ‘Washington Post’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco