FOTO/ Venecia zhytet 90 % nën ujë, vdes një 78-vjeçar dhe shpallet emergjenca për ushqim

FOTO/ Venecia zhytet 90 % nën ujë, vdes një 78-vjeçar dhe shpallet emergjenca për ushqim

18:13, 13/11/2019
A+ Aa A-

Sipas kryebashkiakut Luigi Brugnaro, Venecia është goditur nga batica më e madhe, në më shumë se 50 vitet e fundit.

Këto janë vërshimet e dyta më të mëdha, të ndodhura ndonjëherë në këtë qytet.

Sipas autoriteteve, 90 % e qytetit është zhytur nën ujë, ku si pasojë janë detyruar të shpallin emergjencën për ushqim.

Luca Zaia, guvernatori i rajonit Veneto, ka njoftuar se një person ka vdekur, ndonëse ende nuk janë bërë të ditura shkaqet.

Por sipas mediave italiane është raportuar se një 78-vjeçar ka vdekur, si pasojë e një shkëndije elektrike, pasi ujërat kanë hyrë në shtëpinë e tij.

Bazilika e famshme ‘Shën Marku’ po ashtu është përmbytur, duke rritur mundësitë për dëme të mozaikëve dhe veprave tjera të artit, pasi gjendet në një prej pjesëve më të ulëta të qytetit

Luigi Brugnaro, kryetari i qytetit, gjatë daljes së tij para mediave, ka fajësuar ndryshimet klimatike për “situatën dramatike”, duke bërë thirrje për përfundimin sa më shpejtë të projektit të ndërtimit të pritave në det.

Pritat nën det janë krijuar për të ndalur vërshimet e shkaktuara nga erërat, që shtyjnë baticat drejt Venecias.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco