Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Luftë me raketa mes Izraelit dhe Palestinës, mbi 18 viktima brenda 2 ditësh

Luftë me raketa mes Izraelit dhe Palestinës, mbi 18 viktima brenda 2 ditësh

16:23, 13/11/2019
A+ Aa A-

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të mërkurën se ndërsa Izraeli nuk dëshiron përshkallëzimin e dhunës së fundit me militantët palestinezë në Rripin e Gazës, vendi i tij do të regojë ndaj çdo sulmi.

Duke folur para fillimit të një takimi të kabinetit, zoti Netanyahu tha se grupi Xhihadi Islamik ka zgjedhjen që “të ndalojë sulmet ose të përballet me sulme të tjera”, raporton VOA.

Forcat izraelite ndërmorën sulme ajrore të mërkurën në Rripin e Gazës ndërsa militantët hodhën raketa drejt Izraelit.

Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë njoftuan për të paktën 18 palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftimeve të martën.

Nuk ka patur njoftime për viktima nga pala izraelite. Ushtria izraelite tha se militantët palestinezë kishin hedhur më shumë se 200 raketa drejt Izraelit.

Zjarri me raketa ishte një kundërpërgjigje ndaj një sulmi ajror izraelit, në të cilin u vra një komandanti i grupit Xhihadi Islamik në Rripin e Gazës.

Kryeministri Netanyahu tha se komandanti Bahaa Abu el-Atta ishte përgjegjës për shumë prej sulmeve me raketa nga Rripi i Gazës drejt Izraelit dhe se ai kishte planifikuar sulme të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco