Protestat nuk ndalen/ Hong Kong: Policia bastis kampusin universitar

Protestat nuk ndalen/ Hong Kong: Policia bastis kampusin universitar

15:14, 13/11/2019
A+ Aa A-

Policia e Hong Kongut tha se kontrolloi kampusin e një universiteti me dyshimin e arsyeshëm se hapësira ishte duke u përdorur për të bërë bomba me gaz për të sulmuar policinë.

Policia është kritikuar për hyrjen e djeshme në Universitetin e Kinës në Hong Kong për atë që disa e kanë quajtur sulm ndaj arsimit të lartë dhe një shenjë të përkeqësimit të marrëdhënieve polici-publik.

Zëdhënësi i policisë Ce Chun-Chung tha në një konferencë shtypi sot se aksioni u mor pas një sulmi tjetër ndaj policisë që ruan një urë këmbësorësh pranë kampusit.

Chung tha se protestuesit dhe studentët merrnin qindra bomba gazi dhe i vendosnin me shpejtësi aty pranë, duke shtuar se kjo ngriti dyshimin e fortë se ata ishin mbledhur atje.    

Ai theksoi se policia do të kërkojë të gjithë ata që shkelin ligjin kudo që të kërkojnë strehim.

Policia tha se dje ka shkrepur 1.567 bombola gazi lotsjellës dhe 1.312 plumba gome në Hong Kong. Gjithsej 142 persona u arrestuan dhe 10 u dërguan në spitale me lëndime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco