Itali, pipëza prej makaronash për të pakësuar mbetjet plastike!

Itali, pipëza prej makaronash për të pakësuar mbetjet plastike!

14:40, 13/11/2019
A+ Aa A-

Botuar nga Educate, Inspire, Change. 

Kushdo që nuk ka provuar kurrë deri tani një vakt të mirëfilltë të makaronave italiane, duhet të mundohet ta ndryshojë këtë fakt sa më parë! Makaronat italiane mund t’i gjejmë në të gjitha format dhe madhësitë dhe një lloj në veçanti, makaronat “bucatini”, me formën e tyre cilindrike, po bëjnë bujë si një alternativë miqësore ndaj mjedisit, ndryshe nga pipëzat plastike.

Një fotografi e postuar në rrjetet sociale nga një përdorues, tregon makaronat e përdorura në pije në vend të pipëzave, në disa lokale në Itali, sipas një nisme për të zvogëluar mbetjet plastike me një përdorim.

Për ta çuar një hap më tej, kompania angleze “Stroodles”, tashmë shet pipëza prej makaronash që mesa duket zgjasin deri në një orë në një pije të ftohtë, janë pa shije dhe mund të dekompozohen në mënyrë natyrore pas përdorimit. Themeluesi i kompanisë Maxim Gelmann shpjegon se "Stroodles” nuk është thjesht një kompani pipëzash dhe ka një vizion shumë më të madh, “pasi ndihem se mund të kem një ndikim më të madh, duke krijuar një efekt sa më afatgjatë dhe duke shkaktuar shumë ndryshime të vogla në të gjithë botën, veçanërisht në mesin e njerëzve që janë më pak të vetëdijshëm për qëndrueshmërinë, veprimet dhe sjelljet e tyre përkatëse."

"Kështu, Stroodles është më tepër një lëvizje dhe kompani edukuese dhe një derë hyrëse për sjellje dhe mendime më të qëndrueshme dhe pipëzat janë thjesht hapi ynë i parë në misionin tonë për të luftuar mbetjet plastike," thotë Maxim. "Ne kështu dëshirojmë të tërheqim dhe të arrijmë tek njerëzit me më pak vetëdije për mjedisin dhe t'u tregojmë atyre sa e lehtë është të bëjmë ndryshime të qëndrueshme dhe t'i lejojmë këto ndryshime lehtësisht në jetën tonë."

"Qasja jonë është ta bëjmë këtë në një mënyrë argëtuese dhe jo-predikuese, pa drejtuar gishtin. Unë më mirë synoj që njerëzit të kenë një Stroodle në dorë dhe më pas të fillojnë t'i bëjnë vetes pyetjet e duhura, si 'Pse një pipëz prej makaronash ndodhet në pijen time?' Kështu, disa perceptime të tilla dhe ata arrijnë vetë në konkluzionet e tyre, në vend se t’i shesim apo të predikojmë këto ndryshime. Mendoj se ka më shumë fuqi në krijimin e ndryshimeve të sjelljes dhe mendësisë. Dhe… mbase herën tjetër që dikujt do t’i ofrohet një qese plastike, ata do të mendojnë dhe sillen ndryshe.”/Mjedisi sot


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco