Lidhur me zinxhirë këmbë e duar, Hungaria nis gjyqin ndaj sirianit që komandonte ekzekutuesit e ISIS 27-vjeçari F. Hassan

Lidhur me zinxhirë këmbë e duar, Hungaria nis gjyqin ndaj sirianit që komandonte ekzekutuesit e ISIS

13:50, 13/11/2019
A+ Aa A-

Budapest – Një gjykatë hungareze të mërkurën filloi gjyqin ndaj një siriani të akuzuar për terrorizëm dhe krime lufte si lider ushtarak i SIS pranë qytett Homs, në 2015, duke thënë se ai mori pjesë në vrasjen e dhjetra njerëzve.

Reuters njofton se 27-vjeçari i identifikuar si F. Hassan u arrestua në aeroportin kryesor të Budapestit në fund të vitit të kaluar, pas një hetimi ndërkombëtar që ishte nisur.

Ai i mohoi akuzat dhe tha se kishte qenë në Turqi, jo në Siri, në kohën kur ndodhën mizoritë.

Prokurori Andras Urbanyi i tha gjykatës se F. Hassan dezertoi nga ushtria siriane në 2011 dhe iu bashkua Shtetit Islamik, aty rreth vitit 2014. Ai u bë komandant i një njësie të ISIS dhe aktivisht rekrutonte anëtarë.

Në maj të vitit 2015, njësi a e Hassan u urdhërua të pushtonte një zonë të pasur pranë Homs, tha prokurori. “Hassan hartoi një listë vdekjeje, duke përmendur ata që do të ekzekutoheshin për hakmarrje ose për të trembur banorët e zonës. Lista u aprovua nga liderët e ISIS.”

Brigada e tij shkoi derë më derë, duke tërehqur zvarrë dhe vrarë personat në listë, me armë ose me thikë, - tha Urbanyi. - Të tjerët i mblodhën me forcë në sheshin kryesor të qytetit.

Në shesh ata u detyrua të marrin pjesë në një ekzekutim. Hoxhës së vendit i prenë kokën. Hassan dhe një bashkëpunëtor e ngritën kokën sipër turmës.

Hassan në gjyq, tani i prangosur në duar dhe në këmbë dhe i rrethuar nga një duzinë agjentësh të armatosur rëndë të Antiterrorizmit, dha një dëshmi të detajuar për arsimin e tij, familjen dhe shpërnguljen më pas në Evropë, duke mos pranuar se ishte përfshirë në krime.

“I nderuar, unë nuk bëra asgjë, unë thjesht dua familjen time,” i tha ai gjykatësit Gergely Miko. “Unë nuk isha në Siri në 2015. Unë isha në Turqi dhe nuk jam kthyer në Siri.”

Avokati i tij, Janos Kelen, tha gjithashtu se Hassan nuk ishte në Siri në kohën e incidenteve. Ai ishte analfabet dhe i paaftë për të drejtuar njësi dhe organizonte vrasje, shtoi ai. Kelen e hodhi poshtë  videon ku tregohej ekzekutimi,  videon që u tregua në gjyq dhe shfaqej Hassan.

“Dëshmitarët nuk i panë personalisht mizoritë, tha ai, ndërsa testi i zbulimit të gënjeshtrave u bë në mënyrë të paligjshme, pa praninë e avokatit./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco