Turqi/ Riarrestohet shkrimtari Altan, akuzohet për terrorizëm

Turqi/ Riarrestohet shkrimtari Altan, akuzohet për terrorizëm

14:13, 13/11/2019
A+ Aa A-

Shkrimtari turk Ahmet Altan, i cili u la i lirë rreth një javë më parë pasi ishte dënuar me burgim të përjetshëm, i akuzuar në shukrt të vitit 2018 për pjesëmarrje në grushtin e dështuar të shtetit, në vitin 2016 dhe si mbështetjës i lëvizjes së Imam Fethullah Gulen, është riarrestuar sërish.

Arrestimi i tij i ri u vendos nga gjykatësi në bazë të akuzave që lidhen me terrorizmin.

Sipas drejtorit të "Article 19", organizata britanike për të drejtat e njeriut, Thomas Hughes, "arrestimi I tij është torturë psikologjike për Altan”.

Për Marie Struthers, drejtore e Amnesty International për Evropën "Kjo është një padrejtësi skandaloze".

Liria e gazetarit dhe intelektualit turk zgjati vetëm nëntë ditë. Kundër vendimit të gjyqtarit, avokati i Altanit, Figen Calikusu, menjëherë bëri apel.

Shkrimtari turk, 69 vjeç, novelist, eseist dhe ish-redaktor i gazetave, ishte burgosur me akuzën e mbështetjes së lëvizjes së Imam Fethullah Gulen, i konsideruar nga Ankaraja frymëzimi i puçit të dështuar të vitit 2016 kundër Rexhep Tajip Erdogan.

Gjyqi i tij kishte ngjallur shqetësimin mbarëbotëror dhe ‘tërboi’ mbështetësit e lirisë së shprehjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco