Turqia: Gjermania dhe Holanda pranuan t'i tërheqin luftëtarët e ISIS me familjet e tyre!

Turqia: Gjermania dhe Holanda pranuan t'i tërheqin luftëtarët e ISIS me familjet e tyre!

12:58, 13/11/2019
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu tha sot se "Gjermania dhe Holanda kanë deklaruar se do të pranojnë pjesëtarët e ISIS-it me bashkëshortet dhe fëmijët e tyre, që u përkasin vendeve të tyre". Lajmi u bë i ditur nga Anadolu Agency, agjencia shtetërore e lajmeve të Turqisë.

Gjatë një fjalimi në një seminar në qytetin Van të Turqisë, Soylu vuri në dukje se po i rikthejnë dhe pa bërë dallime, anëtarët e ISIS, pavarësisht se vendet e tyre nuk po tregojnë qasje për t'i pranuar: 

"Nuk shohim se cili dhe kush mbështet, ne kemi një politikë tonën dhe e zbatojmë atë pa tolerime. Ata që tërhiqen nga rruga jonë, tërhiqen; ndërsa ata që nuk tërhiqen, përballen me pasojat", theksoi Soylu.

"Do të doja të shpreh falënderimet e mia për dy vende, njëra Gjermania dhe tjetra Holanda", tha Soylu duke vazhduar më tej:  "Kanë shprehur një qëndrim konstruktiv si rezultat i bisedimeve dhe vlerësimeve që kemi bërë prej rreth 5 ditësh me ministrin e Brendshëm të njërit dhe ministrin e Drejtësisë të vendit tjetër.

Që nga mbrëmë kanë konfirmuar se çdo vend do të pranojë pjesëtarët terroristë të ISIS-it bashkë me bashkëshortet dhe fëmijët e tyre që janë shtetas të vendeve të tyre, përfshirë këtu pjesëtarët ë ndodhen në vendin tonë, ata që aktualisht ndodhen nën vëzhgimin tonë në Ras Al-Ayn dhe Tel Abyad në Siri si dhe ata që janë kapur nga Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria Kombëtare Siriane e ndodhen nën vëzhgimin tonë në Jarabulus dhe Azez".

Soylu tha se do të vazhdojnë në mënyrë të vendosur luftën e tyre kundër terrorizmit, vazhdon Anadoly Agency. "Dëshiroj të shpreh që të njëjtin bashkëpunim dhe afërsi presim edhe nga vendet e tjera. Nëse luftojmë të gjithë së bashku kundër terrorizmit atëherë çdo kush duhet të interesohet për terroristin e tij. Ne nuk jemi as hoteli dhe as bujtina e terroristëve të askujt",theksoi Soylu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco