Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Çekiç kokës, djali vret babanë dhe rrëfen krimin

Çekiç kokës, djali vret babanë dhe rrëfen krimin

09:49, 13/11/2019
A+ Aa A-

Një krim i rëndë në familje është shënuar në Itali, ku djali i ka marrë jetën babait të tij.

76-vjeçari Adolfo Ciammetti, u vra me çekiç në kokë nga i biri 39 vjeç. Burri u gjet i vdekur brenda kompanisë së tyre në zonën e Aurelio në Romë.

Kufoma u gjet në dysheme i larë në gjak, nga vajza e viktimës, e cila nuk kishte lajme nga i ati qysh prej mëngjesit të kësaj të marte.

I marrë në pyetje nga policia djali i viktimës Daniele 38 vjeç, pranoi se e kishte vrarë ai të atiin, ndërkohë që motivet e krimit nuk bëhen me dije.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një sherri mes tyre, pasi djali donte para nga i ati, të cilat ky i fundit kishte refuzuar që t’ia jepte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco