Erdogan mbërrin në SHBA për vizitë zyrtare, do takohet me Trump

Erdogan mbërrin në SHBA për vizitë zyrtare, do takohet me Trump

08:56, 13/11/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an, me ftesë të homologut të tij amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Washington.

Presidenti Erdo?an në bazën e forcave ajrore të SHBA-ve Andrews u prit nga ambasadori turk në Washington, Serdar K?l?ç, përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në Kombet e Bashkuara (OKB), Feridun Sinirlio?lu, shefi i protokollit të SHBA-ve, Cam Henderson dhe përfaqësues të tjerë.

Presidenti Erdo?an shoqërohet nga e shoqja e tij Emine Erdo?an, ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavu?o?lu, ministri i Thesarit dhe i Financave, Berat Albayrak, ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, zv/kryetari i AK Partisë, Mahir Ünal, zëdhënës i AK Partisë, Ömer Çelik, shefi i komunikimeve të presidencës turke, Fahrettin Altun, si dhe zëdhënësi i presidencës turke, ?brahim Kal?n.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco