Edhe pse me nje popullsi të varfër Mbreti shpenzon 17 milionë dollarë për vetura për 14 gratë e tij

Edhe pse me nje popullsi të varfër Mbreti shpenzon 17 milionë dollarë për vetura për 14 gratë e tij

08:20, 13/11/2019

Mbreti i Swaziland është akuzuar se ‘ka injoruar’ popullatën e varfër të vendit të tij pasi dyshohet se ka shpenzuar rreth 17 milionë dollarë në një flotë makinash luksoze për 14 gratë e tij.

Sipas mediave të huaja, shkruan Telegrafi, Mbreti Mswati III ka importuar 19 Rolls-Royce dhe rreth 120 BMW, sipas raporteve, disa prej të cilave janë parë duke u dorëzuar në fillim të këtij muaji.

Dëshmitarët kanë vënë re modele BMW X3 dhe 5-Serie, të cilat mund të kushtojnë më shumë se 35,000 dollarë secila, në anën e pasme të një kamioni, ndërsa transportoheshin nga Afrika e Jugut.

Paga mesatare në Swaziland vlerësohet të jetë rreth 12 mijë dollarë në vit – do të thotë që një punëtor do të duhej të punojë për 70 vjet për të përballuar një Rolls-Royce – dhe shpenzimet e tilla kanë ngjallur zemërim në vend.

Ndërkohë gazetari investigativ Mzilikazi wa Afrika e quajti atë një lajm zemërthyer, ndërsa ai ndau njërën nga fotografitë.

“Në mes të gjitha sfidave ekonomike, Mbreti Mswati III dje vendosi të bekojë gratë e tij me vetura shumë të shtrenjta”, tha ai.

Monarku ka 14 gra (pasi njëra vdiq nga sëmundja e kancerit të lëkurës), më shumë se 25 fëmijë dhe një reputacion për shpenzime të larta.

Me fuqi politike të pakufizuar mbi 1.3 milion njerëzit e tij, ai është monarku i vetëm absolut në kontinent dhe një nga të paktët që mbesin në botë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco