Shpeshtohen protestat e dhunshme në Hong Kong, policia përdor gaz lotësjellës

Shpeshtohen protestat e dhunshme në Hong Kong, policia përdor gaz lotësjellës

23:10, 12/11/2019

Shefja ekzekutive e Hong Kong-ut Carrie Lam tha se protestuesit që e zhytën në kaos trafikun e ngarkuar të mëngjesit, duke ngritur barrikada në rrugë dhe në shinat e metrosë, u treguan "jashtëzakonisht egoistë".

E marta në këtë territor kinez ishte një tjetër ditë protestash të dhunshme dhe trazirash të cilat më parë kufizoheshin vetëm gjatë fundjavave. Dhjetra udhëtarë që shkonin në punë me tren u detyruan të dilnin nga vagonët, kur treni ndaloi ende pa arritur në stacion, raporton VOA.

Trazirat u përhapën të martën edhe në kampuset e kolegjeve të Hong Kongut. Policia përdori gazin lotësjellës ndaj protestuesve që kishin ngritur barrikada në rrugë në dy universitete.

Tensionet në Hong Kong janë shkallëzuar sidomos pas ngjarjes së ditës së hënë, kur një polic qëlloi me armë zjarri një protestues 21-vjeçar ndërsa po përpiqej të arrestonte një tjetër.

Autoritetet e spitalit të qytetit thanë se protestuesi është në gjendje kritike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco