‘Skuqet’ lumi Imjin, ndotet me gjakun e derrave të infektuar

‘Skuqet’ lumi Imjin, ndotet me gjakun e derrave të infektuar

21:56, 12/11/2019
A+ Aa A-

Lumi ‘Imjin’ afër kufirit midis dy Koreve është kthyer në ngjyrë të kuqe, pasi është ndotur me gjakun e derrave të therur.

Autoritetet e Koresë së Jugut kishin mbledhur 47,000 derra, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e etheve të derrave afrikanë (ASF), raporton BBC.

Shirat e dendur, bënë që gjaku të rrjedhë nga vendi i caktuar për groposje, në një degëzim të lumit ‘Imjin’.

Ethet e derrave afrikanë janë shumë ngjitëse dhe të pashërueshme, me një normë afro zero mbijetese për derrat e infektuar, por nuk është e rrezikshme për njerëzit.

Autoritetet lokale hodhën poshtë shqetësimet se gjaku mund të shkaktojë përhapjen e etheve të derrit afrikan te kafshët e tjera që janë në rrezik, duke thënë se derrat tashmë ishin dezinfektuar para se të theren.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco