Çmendet 23 vjeçari/ Djeg 51 fëmijë dhe 3 mësues me hidroksid natriumi

Çmendet 23 vjeçari/ Djeg 51 fëmijë dhe 3 mësues me hidroksid natriumi

20:47, 12/11/2019
A+ Aa A-

Një burrë i çmendur në Kinën jugperëndimore, dogji 51 nxënës shkolle dhe tre mësues me lëndë kimike.

Incidenti ndodhi të hënën në qytetin e provincës Yunnan të Kaiyuan, sipas ANI News.

Zyrtarët qeveritarë thanë se një burrë 23 vjeç me mbiemrin Kong, ishte akuzuar për spërkatje të fëmijëve dhe tre mësuesve, me hidroksid natriumi, pasi hyri në kopshtin e fëmijëve Dongcheng, raporton Fox News.

Asnjë nga ata që u spërkatën nuk pësoi dëmtime për jetën, sipas autoriteteve. Vetëm dy nga të lënduarit pësuan djegie të rënda.

Policia tha se motivi për incidentin e çuditshëm ishte dëshira e Kong-ut për të kërkuar hakmarrje ndaj shoqërisë, njoftoi Agjensia e Lajmeve Xinhua e drejtuar nga shteti.

Viktimat e sulmit të tij shkuan në një spital për trajtimin e lëndimeve jo të rrezikshme për jetën, sipas raportimeve. Vetëm dy nga të dëmtuarit u përshkruan si të rënda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco